Kina miraton përdorimin emergjent të vaksinës Sinovac tek fëmijët

Sipas të dhënave të arritura në provat klinike të fazës I dhe fazës II, vaksina formon imunitet tek fëmijët prej 3 deri në 17 vjeç dhe se shumica e efekteve anësore janë të lehta

Kina ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinës Sinovac kundër COVID-19 tek fëmijët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të rrjetit global televiziv (CGTN) të Kinës, thuhet se kreu i kompanisë farmaceutike kineze Sinovac Biotech, Veydong Yin, në një deklaratë ka njoftuar se është miratuar përdorimi i vaksinës Sinovac tek fëmijët e moshës 3-17 vjeç.

Yin tha se Sinovac në fillim të këtij viti ka filluar provat klinike tek të rinjtë dhe se kanë përfunduar fazat e para dhe të dyta.

Sipas të dhënave të arritura në provat klinike të fazës I dhe fazës II, vaksina formon imunitet tek fëmijët prej 3 deri në 17 vjeç dhe se shumica e efekteve anësore janë të lehta.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 1 qershor miratoi përdorimin emergjent të vaksinës Sinovac të zhvilluar nga Kina.

Kategoritë
BotaLajme