Kapet në Shqipëri kosovari i dyshuar për fajde, Policia njofton se është ekstraduar dhe dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kosovari me inicialet E.G, i cili ka qenë në kërkim që nga 15 maji i këtij viti, është kapur sot nga autoritetet e Shqipërisë dhe i njëjti është ekstraduar në Kosovë 

Policia ka thënë se E.G dyshohet për veprat e fajdes dhe shtytjes në vetëvrasje dhe se i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorit.

Njoftimi i plotë:

Informacion nga Policia e Kosovës

Personi i dyshuar që ndodhej në kërkim policor për “fajde” dhe “shtytje ne vetëvrasje” pas arrestimit nga autoritet shqiptare, ekstradohet dhe dërgohet në mbajtje.

Personi i dyshuar me iniciale (E.G.) nga data 15.05.2024 ka qenë në kërkim policor, i njëjti është arrestuar nga autoritetet shqiptare dhe përmes procedurave të ekstradimit është sjell në Kosovë.

Policia e Kosovës, konkretisht hetues policor nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, sot më 11.07.2024, kanë intervistuar personin e dyshuar të apostrofuar më lart me iniciale, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “fajde” dhe “shtytje ne vetëvrasje”, dhe me vendim të prokurorit i njëjti është derguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi