Kanadaja kritikohet që po furnizohet me vaksinat COVAX, të parapara për shtetet e varfra

Kanadaja, një ndër vendet më të pasura në botë, kritikohet për shkak të përdorimit të programit të krijuar për sigurimin e vaksinës kundër koronavirusit për vendet e varfra.

Ish i dërguari special për HIV/AIDS i Kombeve të Bashkuara (OKB) në Afrikë, Stephen Lewis, në një program në kanalin CTV të Kanadasë, vlerësoi zhvillimet lidhur me programin e vaksinave COVAX, ku edhe Kanadaja është partnere.

Sipas Anadolu Agency, ai rikujtoi se COVAX është një njësi e financuar nga Kanadaja dhe partnerë të tjerë për të shpërndarë vaksina në vendet e varfra që nuk mund të konkurrojnë me vendet e pasura.

Lewis tha se Kanadaja e përdor këtë program në dobi të saj, duke shtuar se kjo është gabim dhe se Kanadaja është vendi i parë që e ka bërë këtë.

Kategoritë
BotaLajme