“Jemi duke punuar…” – Sorensen flet pas vizitës në Prishtinë: Do të vazhdoj në Beograd, pastaj në Bruksel

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë një deklaratë të shkurtër për mediat pas vizitës së tij në Prishtinë.

Ai njoftoi se janë duke u zhvilluar biseda të vazhdueshme për realizimin e mandatit të tij.

Sorensen po ashtu shtoi se pas Prishtinës, do të udhëtojë për në Beograd.

“Sot, sipas zbatimit të mandatit që kam, ka biseda që po bëhen në vazhdim me stafin. Është një vizitë normale, jam i lumtur që jam këtu.”

Ai gjithashtu njoftoi se do të vazhdojë udhëtimin për në Beograd dhe më pas do të shkojë në Bruksel, duke përfunduar se punimet po vazhdojnë.

“Do të vazhdoj në Beograd dhe pastaj në Bruksel. Jemi duke punuar, kaq.”

Kategoritë
LajmeVendi