Iraku lëshon urdhërarrest për Donald Trump, kërkohet dënimi i tij me vdekje

Një urdhërarrest është lëshuar këtë të enjte nga një gjykatë në Irak ndaj Presidentit në detyrë të SHBA-së, Donald Trump.

Siç raportojnë mediat në Bahgdad ky urdhërarrest lidhet me vrasjen e gjeneralit iranian Qassim Soleimani një vit më parë përmes një droni.

Sipas urdhërarrestit Trump akuzohet për vrasje me paramendim, e cila bartë dënimin me vdekje.

Kjo siç raportohet nuk ka gjasa që të ndodhë, mirëpo më shumë është simbolikë në ditën kur Kongresi Amerikan ka konfirmuar Joe Biden si president të ardhshëm.

Kategoritë
BotaLajme