I vodhi orën Rolex dhe e futi në vaginë, arrestohet 33-vjeçarja

Një grua është akuzuar se ka vjedhur një orë Rolex nga një mysafir në hotel në Las Vegas dhe e ka fshehur brenda organeve të saj gjenitale.

Sarah Richards, 33 vjeç, është paraqitur në një seancë gjyqësore dhe po përballet edhe me akuzat për vjedhje e administrim të një droge për të ndihmuar në kryerjen e krimit.

Viktima e supozuar i tha policisë se ajo vazhdimisht insistonte që ai të hiqte Rolex-in e tij ndërsa ata po përqafonin njëri-tjetrin.

Policia tha: Viktima përfundoi duke hequr orën dhe duke e vendosur nën jastëk. Ai piu më shumë verë pasi Richards vazhdonte ta insistonte.

Kur viktima vuri re se ajo ishte zhdukur, ai u panikos. Më pas ai e ndoqi atë në holl ku lajmëroi sigurimin për Richards, i cili kishte marrë sende nga dhoma e tij, duke përfshirë edhe një Rolex 12,000 dollarë.

Kur policia arrestoi Richards, zbuloi se ora ishte e futur në organet e saj gjenitale.

Të dhënat tregojnë se ajo ishte akuzuar më parë për vjedhje banesash në qershor.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme