Hovenier për platformën “Made in Kosova”: Do ta përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier mori pjesë në lansimin  e platformës “Made in Kosova”.

Hovenier shkroi në “X” se kjo platformë do ta përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës.

Kënaqësi që ju bashkohem kryeministrit Kurti, zëvendëskryeministres Gervalla dhe zyrtarëve për ta lansuar sot platformën Made in Kosova. Me mbështetjen e USAID-it në Kosovë, kjo platformë do ta përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës duke shfaqur cilësinë, diversitetin dhe konkurrencën e produkteve kosovare për investitorët dhe blerësit. #MadeinKosovo”, shkroi Hovenier.

Kategoritë
LajmeVendi