Hoti për Kurtin: Garën e bëj me ata që s’kanë probleme me Ligjin

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se ai do të dëshironte një përballje me kandidatët tjetër për kryeministër nga partitë tjera.

“Do të doja t’i kisha përballë edhe kandidatët tjerë dhe t’i krahasojmë programet tona për ekonomi, shëndetësi, politikë të jashtme… Të debatonim për këto programe pa u fyer, por vetëm duke i ballafaquar ato”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se debatet aktuale në Kosovë më shumë po kanë të bëjnë se kush është në lista e kush mbetet jashtë. Kjo nuk i intereson askujt”, ka thënë ai.

Sa i përket mundësisë që lideri i VV-së, Albin Kurtin të mbetet jashtë listës zgjedhore, Hoti ka thënë se ai garën zgjedhore dëshiron ta bëjë me ata që nuk kanë problem me ligjin.“Duhet ta bëjmë garën zgjedhore me standard demokratike, e jo debate për listat zgjedhore”, ka thënë ai.

Kategoritë
LajmeVendi