Konjufca: Presim vetëm një vendim-aktgjykim lirues

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka folur para mediave në ditën kur në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Konjufca tha se sot është dita finale e procesit gjyqësor dhe se, sipas tij, vendimi i pritshëm duhet të jetë aktgjykim lirues për katër ish-krerët e UÇK-së.

“Sot është dita finale për këtë proces gjyqësor, ne sot por edhe gjithë populli i Kosovës, këtu po shihet që edhe prej ditës së djeshme kanë ardhë mijëra qytetarë nga gjitha vendet. Sot është i pritshëm, vetëm dhe vetëm një vendim. Për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë ata, ky verditk është një aktgjykim lirues për katërshen drejtuese të shtabit të UCK-së. Lufta jonë ishte një luftë e domosdoshme mbrojtëse. E kishte vetëm një qëllim, qëllimin e lirisë për popullin tonë, dhe stopimin e gjenocidit, që ishin duke kryer në atë kohë forcat ushtarake policore dhe paramilitare të Serbisë”, ka thënë Konjufca.
Konjufca ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte luftë mbrojtëse dhe se, sipas tij, në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së nuk ka pasur asnjë mekanizëm të përbashkët kriminal.

Kjo nuk është vetëm një konstatim subjektiv, një konstatim i popullit tonë. Këtë e dëshmuan si dëshmitar edhe personalitetet më të shquara ndërkombëtare. Prej gjeneralit amerikan të NATO-s, Wesley Clark e deri tek zëvendëssekretari i jashtëm amerikan ishin dhjetëra figura ndërkombëtarë të cilat e dëshmuan luftën e drejtë mbrojtëse të popullit shqiptar të Kosovës. Ajo luftë u zhvillua nga UÇK, këtë UCK e drejtoi shtabi i përgjithshëm. Dhe në shtabin e përgjithshëm kurrë nuk ka pasur, asnjëherë ndonjë mekanizma të përbashkët kriminal. Për këtë jemi dëshmitar ne si popull i Kosovës dh si qytetar. Ne presim vetëm një vendim, aktgjykimin lirues”, shtoi Konjufca.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi