Holanda heq të gjithë kufizimet COVID-19

Ministri holandez i Shëndetësisë, Ernst Kuipers, tha se megjithëse numri i rasteve mbetet i lartë, virusi nuk përbën kërcënim të rëndësishëm

Holanda ka vendosur të heq të gjitha kufizimet e imponuara për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri holandez i Shëndetësisë, Ernst Kuipers, tha se megjithëse numri i rasteve mbetet i lartë, virusi nuk përbën kërcënim të rëndësishëm.

Kuipers theksoi se nga 23 marsi të gjitha kufizimet do të hiqen, por shtoi se qeveria këshillon qytetarët që të kenë kujdes për higjienën.

Ai njoftoi se puna nga shtëpia nuk këshillohet më dhe as posedimi i rezultatit negativ të testit COVID-19 nuk do të kërkohet për hyrje në hapësira të mbyllura me një kapacitet prej 500 personash.

Megjithatë, shtoi ai, këshillohet mbajtja e maskave në transportin publik.

Kategoritë
BotaLajme