Grenell tregon nëse merr 100 mijë dollarë në muaj nga Serbia për lobim

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur “lajm të rremë”, deklaratën e analistit serb, Dushan Janjiq, se “Serbia i paguan Grenellit 100 mijë dollarë për muaj” për të lobuar.

Në një përgjigje, Grenell e ka quajtur të turpshëm një pretendim të tillë të Janjiq.

“Gënjeshtra. Lajm i rremë plotësisht. E turpshme”, ka thënë Grenell për Express.

Janjiq, sic shkruan AntenaM, ka thënë se Serbia e paguan Grenellin 100 mijë euro në muaj edhe përkundër faktit që Donald Trump nuk është më në pushtet.

“Ne madje e paguajm edhe Grenellin 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet”, ka thënë Janjiq.

Kategoritë
BotaLajme