“Gjyshja” martohet me të dashurin 46 vite më të vogël

Pasi shokoi publikun britanik duke përshkruar aventurat e saj seksuale me të dashurin 46 vite më të ri, gjyshja së fundmi zbuloi edhe hapin e madh që ka bërë. 81-vjeçarja Iris Jones i ka dhënë fund beqarisë. Ajo ka lidhur në martesë dashurinë e saj me 35-vjeçarin egjiptian, Mohammed.

Lidhur me martesën e saj me të riun, gjyshja ka thënë për mediat britanike se familja e saj i mban qëndrim. Sipas saj, familja nuk e kishte kontaktuar pasi ajo dhe Mohamed lidhën martesë në fillim të kësaj jave.

Çifti nuk bëri martesë tradicionale, por nënshkroi letër të shkruar në arabisht për t’i bërë gjërat zyrtare. 81-vjeçarja shtoi se ajo do të përpiqej që të kontaktojë me familjen e saj para se të kthehej në Britani në 11 dhjetor.

“Dokumenti na u dorëzua, një për Mohamedin dhe një për mua, të gjitha në arabisht, nuk e di se çfarë thotë fare. Nuk bën asnjë ndryshim. Unë jam më e vjetër se nëna dhe babai i tij, vjehrra dhe vjehrri im janë më të rinj se unë”, tha Iris për martesën me të riun.

“Nuk më intereson se ku jetojmë ose sa e pasur apo e varfër është, unë dua vetëm të jem me Iris”, tha 35-vjeçari për gazetarët.

Iris, ish pastruese, jeton në një shtëpi njëkatëshe 220,000 paund dhe fiton një pension prej 200 paund në javë si dhe merr edhe përfitim të aftësisë së kufizuar.

Kujtojmë se marrëdhënia e çiftit u vu në qendër të vëmendjes në fillim të këtij viti kur Iris shkoi në ITV’s “This Morning” për të diskutuar hendekun e madh të moshës dhe përfundoi duke zbuluar detaje të jetës së tyre seksuale.

Në të njëjtën kohë, Iris vendosi që t’i bënte thirrje edhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson. Ajo i kërkoi kryeministrit britanik që ta linte Mohamed të vinte në Britaninë e madhe, pasi sipas saj ai do të ishte një “pasuri” për ekonominë.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme