Gazeta gjermane: Një anëtar i Federatës Shqiptare të futbollit ka dhunuar seksualisht një punonjëse hoteli në Gjermani

Prokuroria e Dortmundit ka nisur hetimet për një anëtar të Federatës Shqiptare të futbollit (FSHF), i cili dyshohet se gjatë kohës sa ishte në Gjermani ka dhunuar seksualisht një punonjëse hoteli.

Sipas raportit, pak para se të zhvillohet përballja mes Shqipërisë dhe Spanjës, një zyrtar i FSHF-së ka kapur për krahu një punonjëse hoteli, e më pas ka kryer marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj.

Prokuroria publike e Dortmundit po heton një mbikëqyrës të kombëtares shqiptare të futbollit. Një ofendim seksual mësohet se ka ndodhur në qendrën sportive Kamen-Kaiserau. Skuadra shqiptare po qëndronte aty gjatë Kampionatit Evropian”.

Pak para ndeshjes së fundit të grupit, supervizori mësohet se ka kapur për krahu një punonjës hoteli. Më pas aktet seksuale ndodhën kundër vullnetit të saj”, thuhet ndër të tjera.

Prokuroria publike nuk ka dhënë asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të gruas. Ata tani po hetojnë se deri në çfarë mase i akuzuari ka vepruar kundër vullnetit të gruas. Aktualisht nuk ka një urdhër arresti.

Përndryshe, Shqipëria e mbylli me një pikë fazën e grupeve, duke nxjerrë një barazim ndaj Kroacisë, derisa pësoi humbje nga Italia e Spanja.

Kategoritë
LajmeRajoni