Franca rikufizohet, rifillon vaksinimi me AstraZeneca

Disa vende europiane rifilluan sot vaksinimin me AstraZeneca, ndërkohë që Franca po rikufizon një të tretën e popullsisë dhe Gjermania njoftoi një rritje eksponenciale të rasteve me COVID-19.

Qeveria franceze njoftoi sot një kufizim të tretë në një vit, më i lehtë se të mëparshmit, duke përmendur një valë të tretë në vendin që i është afruar pragut prej 100 000 të vdekur.

Më shumë se 20 milionë francezë do të rikufizohen gjithashtu për një muaj duke nisur nga sot. Shkollat dhe tregjet thelbësore do të qëndrojnë të hapura, raporton ATSh.

Epidemia është përshpejtuar në vend, ku më shumë se 38 000 kontaminime janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Për të luftuar kundër virusit, Gjermania dhe Franca, gjithashtu Italia, Bullgaria dhe Sllovenia rifilluan sot vaksinimin me Astra-Zeneca dhe vende të tjera do ta rifillojnë javën e ardhshme, në mënyrë të veçantë Spanja, Portugalia dhe Holanda.

Kategoritë
BotaLajme