Fitorja në zgjedhje, Osmani uron Siljanovska-Davkova: Mezi pres të punoj me presidenten për të thelluar marrëdhëniet Kosovë-RMV

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidenten e zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik.

“Urime për Gordana Siljanovska-Davkova për fitoren e saj zgjedhore në Maqedoninë e Veriut dhe për t’u bërë presidentja e parë grua e vendit. Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik. Mezi pres të punoj me Presidenten e zgjedhur për të arritur këtë qëllim të përbashkët dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet”, shkruan Osmani në X.

Kategoritë
LajmeVendi