Fillon festivali i balonave me ajër të nxehtë “BALONFEST” në Kapadokya

Në kuadër të aktivitetit të organizuar nga “Pasha Balloons”, një nga kompanitë e balonave me ajër që operon në Nevşehir, balonat me ajër të nxehtë krijuan imazhe shumëngjyrëshe në zonën e festivalit në Göreme.

Në Kapadokya të Türkiye-s (Turqisë) ka filluar “Festivali i 3-të Ndërkombëtar i Balonave me Ajër të Nxehtë” (BALONFEST 2022), raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të aktivitetit të organizuar nga “Pasha Balloons”, një nga kompanitë e balonave me ajër që operon në Nevşehir, balonat me ajër të nxehtë krijuan imazhe shumëngjyrëshe në zonën e festivalit në Göreme.

Në festival përveç pilotëve të balonave nga Türkiye, marrin pjesë edhe pilotë nga Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe, Belgjika, Holanda, Luksemburgu, Zvicra, Gjermania, Çekia, Brazili, Spanja dhe Sllovenia. Pasi pilotët përfunduan përgatitjet e tyre, zhvilluan fluturime mbi luginat e mbuluara me “oxhaqe zanash” dhe formacione shkëmbore natyrore.

Zëvendës ndihmës guvernatori i Nevşehir dhe guvernatori i Ürgüp, Mehmet Maraşlı, në deklaratën për gazetarët tha se ky festival kontribuon në turizmin e Kapadokya-s.

“Në Kapadokya çdo ditë në qiejt shohim 150 balona me ajër të nxehtë. Por, balonat me forma të ndryshme dhe organizimi i ngjarjeve do t’i shtojë një emocion të ndryshëm rajonit për 4 ditë”, tha ai duke shtuar se do të mirëpresin turistë vendas dhe të huaj.

Kreu i Bordit Drejtues të “Pasha Balloons”, Halis Aydoğan, nga ana e tij tha se shpreson që do të jetë një festival i mirë. “Kur bëhet fjalë për balona me ajër të nxehtë, vendi i parë që të vjen ndërmend është Kapadokya. Interesi ndaj festivalit këtë vit është shumë më i madh”, tha ai.

Festivali do të vazhdojë deri më 24 korrik, me aktivitetet e fluturimit në agim dhe koncert në mbrëmje.

Kategoritë
Kulturë