Erdoğan mesazh me rastin e 18 Marsit, Ditës së së Fitores së Çanakkalasë

“Çanakkalaja është epope e lavdishme, të cilën e kanë shkruar paraardhësit tanë heroik kundër atyre që janë armiq ndaj pranisë turke në Anadoll dhe vlerave tona të shenjta”, theksoi presidenti turk.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, e cilësoi si epope të lavdishme Çanakkalanë, të cilën e kanë shkruar paraardhësit heroikë kundër atyre që janë armiq ndaj pranisë turke në Anadoll dhe vlerave të tyre të shenjta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Kryesia e Komunikimeve pranë Presidencës, Erdoğan ka publikuar një mesazh me rastin 18 Marsit, Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe 106-vjetorit të Fitores së Çanakkalasë.

Ai në mesazh i përkujtoi me mëshirë heronjtë dhe dëshmorët.

“Çanakkalaja është epope e lavdishme, të cilën e kanë shkruar paraardhësit tanë heroik kundër atyre që janë armiq ndaj pranisë turke në Anadoll dhe vlerave tona të shenjta”, theksoi presidenti turk.

Erdoğan tha se populli ashtu si në Çanakkala dhe Luftën e Pavarësisë, edhe më 15 korrik me të njëjtën frymë nuk ka lejuar pushtimin.

“Jemi të vendosur që ta ngremë vendin tonë mbi nivelin e civilizimeve bashkëkohore, duke e trashëguar atë perceptim të madh që ka ndihmuar në arritjen e Fitores së lavdishme të Çanakkalasë”, deklaroi Erdoğan.

Kategoritë
BotaLajme