E para që e zbuloi koronavirusin, virologia kineze jep një paralajmërim të ri

Shi Zhengli, virologe e njohur botërore, njëkohësisht edhe shkencëtare, e cila izoloi kodin gjenetik të koronavirusit, është e njohur si gruaja lakuriqe, për shkak se prej vitesh ka hulumtuar dhe studiuar për lakuriqët, te të cilët është formuar virusi

Sëmundja doli të jetë ajo që besohej se ishin rastet e para të njohura të Covid-19, koronavirusit që tani ka marrë jetën e më shumë se një milion njerëzve në të gjithë botën. Ishte 30 dhjetor i vitit të kaluar dhe brenda vetëm disa ditësh virologia me famë botërore kishte zbuluar kodin gjenetik për COVID-19.

Sidoqoftë, këto raste nuk mund të kenë qenë të parat pasi një raport pretendon se një 55-vjeçar nga provinca Hubei në Kinë ishte në të vërtetë pacienti zero më 17 nëntor një vit më parë sot.

Përmendjen e simptomave të koronavirusit si për shembull, ‘mungesa e frymëmarrjes’ dhe ‘SARS’ dhanë gjithashtu në WeChat mesazhe (shërbimi kinez i mesazheve) i treguan OBSH-së se infeksioni vetëm kishte filluar të përhapet.

Një vit më parë, Shi Zhengli ishte në një konferencë ku mori një telefonatë, duke i sugjeruar asaj që të kthehet sepse dy paciente ishin me ndezje të mushkërive.

Gjatë hulumtimit, shkencëtarët kanë zbuluar se një nga shpellat në Kinë konsiderohej si burimi i infeksionit, apo epiqendra e SARS-it, ku edhe paraqiste rrezik shumë të madh sepse brenda asaj shpelle kishte miliona lakuriqë dhe gjasa që virusi të shfaqte mutacion ishin shumë mëdha.

Për dy muaj 56-vjeçarja mezi u largua nga laboratori i saj ndërsa punonte 24 orë për të zbuluar gjithçka të mundshme në lidhje me virusin e ri ku edhe ka shtuar se pandemi të tilla vdekjeprurëse do të ketë në të ardhmen, shkruan Mirror

Kategoritë
BotaLajmeShëndetësi