Dalipi s’bëhet rehat, hamendsëon se si Reporterët pa Kufij i kanë marrë informatat, pyetjet e tyre i duken shumë skandinave

Shefi i Stafit të kryeministrit në dorëheqje Albin Kurti, Luan Dalipi, ka shkruar edhe një status tjetër lidhur me raportin e sotëm të Reporterëve pa Kufij që ka nxjerrë Kosovën më së keqi në 20 vitet e fundit, edhe më keq se Serbia.

Dalipi është marrë edhe metodologjinë e Reporterëve pa Kufij, rreth asaj se si i hartojnë pyetjet kur e bëjnë raportin. Sipas tij pyetja e RSF se opsionet që jepen në pyetjen “a veprojnë zyrtarët qeveritarë dhe politikanët e tjerë në një mënyrë që garanton lirinë e shtypit ”mund të prodhojnë përgjigje subjektive, varësisht se nga kush plotësohen në Kosovë.

Siaps Dalipit, Indeksi i Reporterëve pa Kufij s’e merr parasysh kontekstin lokal dhe s’tregon se kush janë respodentët të cilët i kanë pyetur. Shefi i stafit të Kurtit s’ndalet së hamendësuari dhe thotë se nëse RSF e kanë pyetur një person që ka marrë “përfitim të thatë” nga një ish-qeveri, atëherë s’është çudi që rezultati “të del i turbullt”.

Kategoritë
LajmeVendi