COVID-19 nxjerr në pah depresionin si problem te studentët kosovar

Ardian Gola, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në seancën parlamentare në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë Covid-19, shpalosi disa sugjerime për qeverinë Kurti, për menaxhimin dhe organizimin e arsimit.

Ai fillimisht përmendi një studim shkencor të realizuar, në lidhje me efektet psikologjike që janë shkaktuar në kohë pandemie te studentët e Fakultetit Filozofik, në Universitetin e Prishtinës.

“Si grup parlamentar konsiderojmë se qeveria Kurti duhet ta orientoj angazhimin e saj në disa plane. Mbështetja psikologjike për kategorikët e nxënësve dhe studentëve më të ndjeshme ndaj gjendjeve depresive, qoftë përmes informimit virtual psiko-edukativ.

Sipas një studimi të kryer nga Fakultetit fizlofik i Universitetit të Prishtinës, prej 904 studentëve, 558 prej tyre kanë përjetuar nivele normale të ankthit, 202 prej tyre nivelit të buta dhe 98 nivelit të moderuar dhe 33 nivele të renda të ankthit.
Ndërkaq 635 prej tyre kanë shfaqur nivele normale të depresionit, 167 nivele të buta, 71 të moderuar dhe 33 të rënda të depresionit, ndërsa pjesa tjetër në të dyja rastet nuk ka shfaqur ankthi dhe depresioni”, tha Gola

Kategoritë
LajmeVendi