Bislimi takon kryediplomatin hungarez pak ditë para takimit të Komitetit të Ministrave në KiE

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar në Budapest kreun e diplomacisë hungareze, Peter Szijjarto.Bislimi ka thënë se në këtë takim kanë folur për rritjen e bashkëpunimit, forcimin e lidhjeve dhe për avancimin drejt integrimit evropian 

Zëvendëskryeministri e ka falendëruar ministrin hungarez për mikpritjen. Ky takim i Bislimit më kryediplomatin hungarez vjen në prag të takimit të 16 majit, ku Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të mblidhet e në të cilën mbledhje pritet që të vendoset edhe pika e anëtarësimit të Kosovës, gjë për të cilën shtetet kryesore e kanë vendosur si kusht progresin për themelimin e Asociacionit

“Gjatë vizitës time në Budapest, takova Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó. Rritja e bashkëpunimit tonë, forcimi i lidhjeve dhe avancimi i procesit tonë të integrimit evropian ishin ndër temat kryesore të diskutimit. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë! “, ka shkruar Bislimi,.

Kategoritë
LajmeVendi