Bislimi me Lajçak u takuan pas 1 orë e gjysmë vonesë, tani po mbahet ai trepalësh

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, ndodhen në Brusel.

Takimi mes Bislimit me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka nisur më 1 orë e 30 minuta vonesë.

Pasi ka mbaruar ai takim, ka nisur takimi trepalësh.

Takimi trepalësh Bislimi – Petkoviq nën ndërmjetësimin e Miroslav Lajçak po vazhdon.

Ky takim vjen, pasi javën e kaluar kishte dështuar takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi