Biden paralajmëroi se nuk do të dërgojë armë në Izrael, Trump sulmon presidentin amerikan: Vendim i turpshëm

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Joe Biden se nuk po bën sa duhet lidhur me konfliktin Izrael-Hamas.

Trump deklaroi se presidenti amerikan po mban anën e Hamasit dhe se ndalinin e armëve në Izrael e ka cilësuar si të turpshme.

“Ajo që Biden po i bën Izraelit është një turp”, ka thënë Donald Trump.

Biden paralajmëroi më herët se nuk do t’i dorëzojë disa armë Izraelit, ndonëse SHBA është mbështetësi kryesor ushtarak.

Ishte hera e parë që Biden vendosi publikisht kushte për ndihmën ushtarake të SHBA-së për Izraelin, në luftën e tij kundër Hamasit në Gaza.

/abcnews.al/

Kategoritë
LajmeVendi