BE shpreh shqetësim për forcimin e bashkëpunimit Serbi-Rusi

Bashkimi Europian ka kritikuar, të hënën,  marrëveshjen e Serbisë me Rusinë për “konsultime të rregullta” në politikën e jashtme. Sipas zyrtarëve, kjo lëvizje ka  ngritur “pyetje serioze”, në një kohë kur Brukseli u ka thënë vendeve që janë kandidatë për anëtarësim  në BE, të mos vazhdojnë bashkëpunimin e zakonshëm  me Moskën.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij serb Nikola Selakoviq nënshkruan të premten një dokument të quajtur  “plani për konsultime”.

 

Kategoritë
LajmeVendi