Vendet e Bashkimit Evropian kanë miratuar një program në vlerë 6 miliardë euro si mbështetje për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Synimi i këtij programi është përshpejtimi i reformave dhe rritjes ekonomike në këtë rajon, derisa ato synojnë anëtarësimin në union.
Këshilli ka thënë se për Kosovën dhe Serbinë parakusht për t’i pranuar ndihmat është “angazhimi i tyre konstruktiv me progres të matshëm dhe rezultate të dukshme në normalizim të marrëdhënieve të tyre”.
“Ndihma do të jetë mbështetje për një sërë reformash socio-ekonomike, përfshirë reformat e lidhura me sundim të ligjit dhe të të drejtave fondamentale”, ka thënë këshilli..