Ambasada e Italisë tregon se a do ta mbështesin Kosovën drejt BE-së

Ambasada e Italisë në Kosovë ka uruar Ditën e Evropës për Kosovën.

Në platformën “X”, kjo ambasadë ka thënë se shteti italian do ta vazhdojë mbështetjen në rrugën e integrimit evropian.

“Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe pjesën tjetër të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt familjes së BE-së”, thuhet në njoftim.

9 maji këtë vit e gjen Kosovën nën thirrjet e vazhdueshme të krerëve të shtetit për heqjen e masave të vendosur nga blloku evropian gati një vit më parë.

Kategoritë
BotaLajmeVendi