A DO TË PËRBËJNË KUORUMIN DEPUTET NGA PARTITË E KOMUNITETEVE, PËR TA MIRATUAR PROJEKTLIGJIN PËR FERTILIZIMIN E ASISTUAR MJEKËSOR?

Kuvendi i Kosovës disa herë me radhë nuk ka arritur ta miratojë projektligjin për fertilizimin e asistuar mjekësor, si pasojë mos arritjes së kuorumit.

Pavarësisht, deklaratës publike të zyrtarëve të PDK-së që do të përkrahin disa projektligje, nuk është së kanë qartësuar se cilat janë ato.

Në këtë rast, nëse PDK nuk e voton dhe nuk merr pjesë në këtë rend ditë, pushteti do të bëjë ç ‘mos të paktën me votat e komuniteteve të përbëjë kuorumin që ky projektligj të procedohet më tej në seancë.

Pa përkrahjen edhe të disa deputetëve të pushtetit, Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor për të disatën herë nuk do të kalojë në Kuvend.

Kategoritë
LajmeVendi