​Zyra e Kryeministrit në grevë, kundërshton Rregulloren për Organizimin e Brendshëm

Mbi gjysma e zyrtarëve të Zyrës së Kryeministrit dhe zyrtarë të ish-Ministrisë së Integrimit Evropian kanë hyrë në Grevë më 14 janar dhe kanë vazhduar atë ditën e sotme.

Sipas Këshillit Grevist, kërkesa e vetme e grevistëve është: Anulimi i Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.

Në komunikatën e dërguar për media thuhet se kjo Rregullore është duke u kundërshtuar për shkak të shkeljeve ligjore të cilat kanë ndodhur gjatë procesit të hartimit të saj. Grevistët e vlerësojnë se kjo Rregullore përbën shkelje të shumta procedurale dhe materiale të legjislacionit në fuqi.

Greva do të vazhdojë deri në Anulimin e Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.

Kategoritë
LajmeVendi