​Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur

Një qytetar i Ferizajt në parkingun e një qendre tregtare në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente te humbura. Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.

Portofoli i përkiste një qytetari të nacionalitetit serb nga Shtërpca.

“Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë ( 110 euro dhe 40 dinarë ) dhe dokumentet tjera ( letërnjoftimi i RKS-së , letërnjoftimi i SRB-së, patentë shoferi i SRB-së dhe dy kartela bankare).m Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur , në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi