​Osmani takohet me ambasadoren finlandeze Pia Stjernvall

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Prishtinë Pia Stjernvall, me të cilën ka biseduar për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Ndër tjerash, u theksua roli që kanë luajtur gratë në këto zgjedhje dhe pjesëmarrja e lartë e tyre në votim, gjë të cilën të dy palët e konsideruan si mesazh të fuqishëm për angazhim konkret të institucioneve të reja në drejtim të garantimit dhe promovimit të barazisë gjinore në vend në të gjitha fushat.

Në takim u tha gjithashtu se të rinjve duhet ofruar perspektivë dhe një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Kategoritë
LajmeVendi