​Në Ditën e Gruas, kryetari i Vushtrrisë emëron tri gra në pozita drejtuese në komunë

Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri sot ka emëruar ekipin e ri në ekzekutivin e komunës që ai drejton.

Tahiri në një postim në Facebook ka bërë të ditur emrat e ekipit të tij të sapoemëruar, në mesin e të cilëve janë edhe tri gra.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Një ekip profesional, i përkushtuar, divers dhe energjik! Vazhdojmë me punë për #qytetiqëduam

Një ekip profesional, i përkushtuar, divers dhe energjik! Vazhdojmë me punë për #qytetiqëduam

Sot kam emëruar ekipën e re në ekzekutivin e Komunës së Vushtrrisë:

1. Z. Afrim Namani – Nënkryetar i Komunës

2. Znj. Ragbete Krasniqi Melenica, Drejtoreshë e Arsimit,

3. Znj. Arta Ismajli – Drejtoreshë për Kulturë Rini dhe Sport. Znj Ismajli cila vjen nga Shoqëria Civile dhe me përvojë të gjatë në jetën publike në Vushtrri, do të shërbejë si përfaqësuese e shoqërisë civile në ekzekutivin komunal,

4. Znj. Edona Gashi, Drejtoreshë e Administratës,

5. Z. Shkëlzen Xhaferi, Drejtor i Shërbimeve Publike,

6. Z. Enis Maxhuni, Drejtor për Emergjenca dhe Shpëtim,

7. Z. Kujtim Pllana, Drejtor për Ekonomi, Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Kategoritë
LajmeVendi