​Fauci: Mutacionet ndikojnë në vaksinat, por janë të mundshme përshtatjet

Epidemiologu kryesor amerikan Anthony Fauci tha se ka arsye për shqetësim në lidhje me ndikimin e disa mutacioneve të virusit korona në vaksina, por që shkencëtarët kanë shumë mundësi për rregullime për të siguruar efektivitetin e vaksinave dhe ilaçeve, raporton AP.

Fauci vuri në dukje se ka arsye të veçanta për shqetësim kur bëhet fjalë për llojin e ri të koronavirusit, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut, pasi testet laboratorike tregojnë se ai mund të zvogëlojë fuqinë mbrojtëse të vaksinave të aprovuara deri më tani.

Ai shtoi, megjithatë, se niveli i tyre i mbrojtjes ishte ende brenda fushës së lejuar të devijimeve.

Epidemiologu tha se aktualisht po hetohet efektiviteti i një vaksine kundër llojit të zbuluar në Afrikën e Jugut dhe asaj që u shfaq për herë të parë në Brazil, të cilën ai e vlerësoi si një zhvillim premtues.

Kategoritë
LajmeVendi