Zhduken 3 boksierë kongolezë në Serbi

Boksierët ndodheshin në Beograd, ku shkuan për të marrë pjesë në një garë ndërkombëtare të boksit.

Federata Kongoleze e Boksit (Fecoboxe) njoftoi se tre nga boksierët e saj janë zhdukur në Beograd, ku shkuan për të marrë pjesë në një garë ndërkombëtare të boksit.

Në një deklaratë të federatës thuhet se organizatorët e garës, Shoqata Ndërkombëtare e Boksit Amator (AIBA), janë në dijeni për boksierët e zhdukur.

“Boksierëve të zhdukur janë Lunata Nkosi, Kayala Engulu dhe Mpembele Nzola. Ata janë në arrati”, thuhet në njoftim, duke shtuar se policia serbe është në kërkim të tyre.

Federata njoftoi se fillimisht, delegacioni kongolez ishte planifikuar të kthehej në Kinshasa të dielën, por nuk arriti ta bënte këtë sepse testet dhe rezultatet e tyre për COVID-19 u vonuan dhe ata humbën fluturimin. Si rezultat, boksierët kongolez po nisen sot me një fluturim duke përdorur linjën Beograd-Stamboll-Kinshasa.

Delegacioni kongolez i përbërë nga pesë boksierë u eliminuan në garë.

Është e zakonshme që disa sportistë nga vendet afrikane të zhduken në vendet ku shkojnë për të marrë pjesë në lojëra ndërkombëtare, me shpresë se do të gjejnë një vend më të mirë për të jetuar. Javën e kaluar, pesë futbolliste eritreane u zhdukën në Ugandë, ku kishin shkuar për të marrë pjesë në një garë rajonale futbolli.

Kategoritë
LajmeRajoni