Zgjedhjet në Izrael, udhëheq partia e Netanyahut por pa shumicë në parlament

Likud dhe partitë e krahut të djathtë të mbledhura rreth saj fituan 54 ulëse ndërsa opozita siguroi 59 vende në Knesset, tregojnë sondazhet.

Pas zgjedhjeve parlamentare në Izrael, partia e krahut të djathtë Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu kryeson në numrin e vendeve të fituara në parlament (Knesset), por nuk fitoi shumicën, treguan rezultatet e sondazheve të zgjedhjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u mbajtën dje në Izrael, të katërtat në dy vitet e fundit.

Sipas mediave lokale, Likud ka fituar 31 vende, më shumë se partitë e tjera politike, por i mungon shumica e nevojshme për të formuar qeverinë.

Shtabi zgjedhor i Netanyahut, e përbërë nga Likud dhe disa parti të tjera të krahut të djathtë, fitoi 54 nga 120 vendet në Knesset. Partitë e opozitës fituan 59 vende ndërsa partia e Yamina 7 vende, njoftoi “Channel 13”.

Megjithatë, disa media raportuan se selia e Netanyahut fitoi 53 vende ndërsa opozita 59 dhe partia e Yemina 8 vende.

Kategoritë
BotaLajme