Vuçiq: Të gjithë duhet të punojmë për një zgjidhje kompromisi me Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka udhëtuar sot drejt Parisit, për të zhvilluar disa takime.

Para se të nis bisedimet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron se çështja e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nuk është e lehtë dhe se të gjithë, siç tha ai duhet të bëjnë gjithçka që munden për të arritur një zgjidhje kompromisi për të dyja palët.

“Nuk është e lehtë, unë jam gjithmonë i gatshëm të dëgjoj Macron dhe idetë e tij inovative në mënyrë që t’i afrohem një zgjidhjeje. Jam i sigurt se do të kemi një bisedë të sinqertë dhe të hapur dhe shpresojmë që me udhëheqjen e Presidentit Macron të bëjmë diçka në të ardhmen”, deklaroi Vuçiq.

Kategoritë
LajmeRajoni