“RTE-ja vlerëson se pjesëmarrja e Irlandës nuk mund të justifikohet, duke pasur parasysh humbjen e tmerrshme dhe të vazhdueshme të jetëve në Gaza dhe krizën humanitare atje”, tha transmetuesi publik.
Radiotelevizioni publik i Irlandës njoftoi sot se do të bojkotojë Konkursin e Këngës Eurovizion vitin e ardhshëm, duke theksuar se qëndrimi i tij “mbetet i pandryshuar”.
Në një deklaratë, RTE-ja konfirmoi se do ta bojkotojë konkursin për të dytin vit radhazi, duke theksuar se nuk do të marrë pjesë në Eurovizionin 2027 dhe as nuk do ta transmetojë konkursin.
“RTE-ja vlerëson se pjesëmarrja e Irlandës nuk mund të justifikohet, duke pasur parasysh humbjen e tmerrshme dhe të vazhdueshme të jetëve në Gaza dhe krizën humanitare atje, e cila vazhdon të rrezikojë jetën e kaq shumë civilëve”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë shtohet: “RTE-ja mbetet gjithashtu thellësisht e shqetësuar për mohimin e vazhdueshëm të qasjes së pavarur të gazetarëve ndërkombëtarë në territor”.
RTE-ja ishte ndër disa transmetues evropianë që bojkotuan Eurovizionin 2026 pasi u vendos që Izraeli të mund të merrte pjesë.













