Vuçiq tallet me serbët: Po ta shpallnim Kosovën territor të okupuar – do t’i legalizonim forcat e tyre të armatosura

Ndonëse tabloidet që kontrollon kishin paralajmëruar edhe shpalljen e Kosovës si “territor të okupuar”, Vuçiq në konferencën e tij për media është tallur me serbët duke treguar pse s’do ta bëjë një gjë të tillë, shkruan Gazeta Express.

Vuçiq ka thënë se ekspertët ligjor e kanë këshilluar që të mos bëhej një gjë e tillë, meqë kjo do të çonte në “dhënien e legalitetit” të Forcës së Armatosur të Republikës së Kosovës.Ne nuk morëm një vendim për okupimin dhe do të shpjegoj pse. Ekspertët tanë ligjorë ishin kundër tij. Ata nuk e kanë statusin e një force të armatosur ligjore. Kështu që ne nuk duhet t’u japim atyre statusin e një force të armatosur ligjore. Kjo është arsyeja e parë dhe kryesore pse nuk do t’u japim ligjshmëri, sepse nuk e kanë. Nuk ka legalizim apo legjitimim, prandaj nuk ka vendim për okupim. Kjo është arsyeja kryesore!”, ka thënë Vuçiq

Kategoritë
LajmeRajoniVendi