Vuçiq: Pres vazhdimin e dialogut me Prishtinën në maj ose qershor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se do të shkojë në Bruksel dy herë dhe se ai pret bisedime të mira dhe konstruktive, si dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën në maj ose qershor.

Kur u pyet nga gazetarët nëse ai pret presione të reja dhe me kë do të flasë në Bruksel, Vuçiq tha se gjatë vizitës së tij të parë në Bruksel, ai do të bisedojë me përfaqësuesit evropianë – Borell, Von der Layen, Varei dhe Lajçark, shkruan Tanjug.

Vuçiq ka folur edhe rreth dokumentit jo zyrtar të publikuar në disa mediume sllovene, ku bëhet fjale për ri-definim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Unë jam i zhgënjyer me çmobilizimin e plotë intelektual të publikut tonë, elitës dhe pseudo-elitës, ku ata ofrojnë vlerësime për diçka që askush nuk e ka parë në asnjë mënyrë dhe janë apriori pro ose kundër diçkaje. Unë iu përkas atyre që do t’i hidhen mbi kokë dikujt, pa parë diçka ”, tha Vuçiq.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi