Vuçiq për Kosovën: Konflikti i ngrirë do të thotë të presësh dikë që të nxjerrë shpatën i pari

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova nuk është e gatshme për zgjidhje kompromisi me Serbinë dhe se konflikti i ngrirë midis dy vendeve vazhdon.

Duke folur për një televizion lokal serb, Vuçiq tha se ideja e përkufizimit të kufijve, e përfolur edhe më herët, paraqet një zgjidhje, me të cilën Serbia do të ishte “po aq e kënaqur dhe po aq e pakënaqur sa edhe shqiptarët”.

Ai ka thënë se nëse Kosova do të anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare shumë supriza do e presin atë.

“Nëse Kosova përpiqet të anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare, surpriza të shumta do t’i presin ata – theksoi Vuçiq. Ata e dinë që nuk po gënjej. U drejtohem jo vetëm atyre, por edhe mentorëve të tyre”- thotë Vuçiq.

Vuçiq tha se  se lufta e tyre për Kosovën dhe Metohinë duhet të vazhdojë, por ai pretendon se rreziqe të mëdha kërcënojnë nga konflikti i ngrirë.

Një konflikt i ngrirë do të thotë të presësh që dikush të nxjerrë i pari shpatën, nuk do të doja që bijtë e mi të shkojnë në luftë. Nuk duhet të na hyjë gjaku në trurin tonë, duhet të jemi realistë, njerëzit duhet të dinë se cilat janë të gjitha rreziqet e një konflikti të ngrirë. Shqiptarët nuk janë në thelb të gatshëm për një zgjidhje kompromisi”-shton ai.

Kategoritë
LajmeRajoni