Vuçiç takon Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak

Në takim u diskutuan marrëdhëniet Beograd-Prishtinë dhe rëndësinë e marrëveshjes së Brukselit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pritur në një takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian (BE) për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga presidenca e Serbisë, Vuçiç e priti Lajçak në takim në kryeqytetin Beograd.

Në takim u diskutuan marrëdhëniet Beograd-Prishtinë dhe rëndësinë e marrëveshjes së Brukselit.

Vuçiç rikujtoi se kanë kaluar 9 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe pretendoi se nga “administrata e Prishtinës nuk është hedhur ndonjë hap nga zbatimi i marrëveshjes”.

Duke theksuar se mbështet aktivitetet për arritjen e zgjidhjes nëpërmjet dakordësimit, Vuçiç është shprehur se, “Shpresoj që të tregohet mirëkuptim jo vetëm për interesat kombëtare të shqiptarëve, por edhe për interesat e shtetit dhe kombit tim”.

Më tej Vuçiç tha se Serbia nuk ka nevojë për zgjidhje që mund të imponohen me ultimatume.

Ndërsa Lajçak theksoi se pa u vonuar më shumë pret që të kalohet në veprim për vazhdimin e një dialogu nën kujdesin e BE-së dhe që të zbatohet çdo gjë që është rënë dakord në marrëveshje gjatë procesit të dialogut.

Kategoritë
LajmeRajoni