Ka kohë që në opinion është përfolur për një ‘përplasje’ në mes presidentes Vjosa Osmani e ministres Donika Gërvalla.
Se ato nuk kanë raporte të mira u vërtetua edhe sot në ceremoninë e zbulimit shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë.
Në momentin që Osmani erdhi në ceremoni, ajo u përshëndet me kryeministrin Albin Kurti, ish-presidentin Fatmir Sejdiu, më pas me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe djalin e presidentit Rugova, Ukë Rrugova, por jo edhe me ministren Gërvalla, shkruan Reporteri.net.
Dhe pasi Osmani nuk e përshëndeti, Gërvalla u pa duke buzëqeshur.
Afër Gërvallës ishte ministri Faton Peci i cili poashtu nuk u përshëndet nga Osmani, shkruan Reporteri.net.
Por pasi Gërvalla mori fjalën, ajo Osmanit ju referua me ‘E dashur presidente’. /Reporteri.net/.