Vendoset statuja “lakuriq” e kryeministrit izraelit në Tel Aviv

Statuja prej bronzi e Netanyahut u ngrit një javë para zgjedhjeve.

Policia izraelite gjeti një statujë të ngritur prej bronzi “lakuriq” të kryeministrit Benjamin Netanyahu në sheshin “Habima” të Tel Avivit, njoftoi e përditshmja izraelite “Jerusalem Post”.

Sipas të përditshmes, statuja, e cila “ishte e gjatë 5 metra dhe peshonte gjashtë tonë”, u quajt “Heroi i Izraelit”.

Artisti që e bëri statujën mbetet i panjohur. Në video-klip, statuja shihet se ofendon Netanyahu-n, i cili po përgatitet të kandidojë në zgjedhjet të cilat do të mbahen pas një jave. Kryeministri izraelit zgjedhjet i konsideron si “vendimtare”.

Zgjedhjet e 23 marsit, të katërtat në dy vjet, do të mbahen mes një ngërçi politik midis partive kryesore në Izrael. Netanyahu është i etur të ruajë postin e tij në mënyrë që të forcojë pozicionin e tij mes një gjykimi në vazhdim për akuzat e korrupsionit.

Raportohet se statuja u hoq më vonë nga inspektorët e bashkisë së Tel Avivit ndërsa efektivët e policisë në Tel Aviv morën në pyetje kalimtarët, shkruan e përditshmja izraelite.

Kryetari i Partisë së krahut të djathtë Likud, Netanyahu është kryeministri që ka qëndruar më shumë në pushtet në historinë e Izraelit me më shumë se 14 vjet në detyrë.

Kategoritë
BotaLajme