Vdes trashëgimtari më i vjetër i Perandorisë Osmane Abdulkerim Osmanoglu,

Abdulkerim Osmanoglu, trashëgimtari i fundit i Perandorisë Osmane, ka vdekur në moshën 90 vjeç, tha familja e tij.

“Babai i familjes sonë dhe dinastia Osmane, xhaxhai ynë Princi Dyndar Abduylkerim Osmanoglu ka vdekur në Damask. Le të prehet shpirti i tij në paqe,” postoi Orhan Osmanoglu në Twitter.

Trashëgimtari i fundit i fronit jetoi në Damask ku ai lindi. Prindërit e tij erdhën në kryeqytetin Sirian pasi u dëbuan nga Turqia në 1924. Gruaja e tij Yusra ndërroi jetë në vitin 2017.

Osmanoglu ishte nipi i Princit Mehmet Selim Efendi, i cili ishte djali i Sulltan Abdulhamidit II. Ky sulltan konsiderohet përgjegjës për ruajtjen e perandorisë në një kohë kur rënia e tij ishte gjithnjë e më e mundshme.

Si anëtari më i vjetër, Abdulkerim ka qenë kryetari i familjes që kur Osman Bayezid Osmanoglu, i cili ishte nipi i Sulltan Abdulmejid I, vdiq në vitin 2017.

Për shkak të mërgimit, dinastia osmane u detyrua të emigrojë nga Turqia në pjesë të ndryshme të botës. Përndjekja e tyre filloi në vitin 1924 kur u formua Republika moderne e Turqisë.

Pasardhës femra në dinastinë u amnistuan në 1952 dhe pasardhësit meshkuj u lejuan të ktheheshin në vend në 1974. Vetëm disa u kthyen, ndërsa shumica mbeti në shtetet e tjera. Babai i Abdulkerimit, Mehmed Abdulkerim Efendi së pari jetoi në internim në Bejrut dhe më pas erdhi në Damask ku vdiq në vitin 1935. Ai jetoi në këtë qytet me gruan dhe dy fëmijët e tij.

Harun, vëllai i Abdulkerim, u kthye në Turqi në 1974. në Stamboll. Tani, ky 88-vjeçar do të jetë kryetari i familjes Osmane, raporton Daily Sabah. Abdulkerim Osmanoglu vdiq të hënën, 18 janar.

Kategoritë
BotaLajme