Vaksinat antiCovid të dërguara nga Turqia mbërritën në Bosnjë-Hercegovinë

Dhjetë mijë doza shtesë të vaksinës Sinovac, që Turqia dërgoi në kuadër të luftës kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), mbërritën në Bosnjë-Hercegovinë.

Dhjetë mijë doza shtesë të vaksinës Sinovac, që Turqia dërgoi në kuadër të luftës kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), mbërritën në Bosnjë-Hercegovinë.

Pas 30 mijë dozave me vaksina antiCovid Sinovac që u dërguan si dhuratë më 28 mars në këtë vend me direktivën e Presidentit, Recep Tayyip Erdogan, një avion ambulancë mbërriti në aeroportin e Sarajevës me 10 mijë doza shtesë.

Duke u prononcuar në aeroport, Ministri i Sigurisë i Bosnjë-Herzegovinës, Selmo Cikotic falënderoi popullin turk dhe Ministrin e Brendshëm  Suleyman Soylu dhe tha se vaksinat do të përdoren për vaksinimin e atyre që punojnë në institucionet e sigurisë.

Cikotic tha se përparësia u jepet forcave të sigurisë në programin e vaksinimit të përgatitur nga autoritetet e Bosnjë-Hercegovinës dhe bëri të ditur se gjatë vizitës zyrtare të punës në Turqi, në takimin me ministrin Soylu në 5 prill, kishte kërkuar vaksina për forcat e sigurisë.

Ai rikujtoi se Turqia ka qenë gjithmonë pranë Bosnjë-Hercegovinës në ditë të vështira.

“Në këtë mënyrë, ndërsa u mundësojmë forcave tona të sigurisë të bëjnë punën e tyre më mirë, ne gjithashtu forcojmë bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e sigurisë”, tha Ministri i Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës.

Edhe Ambasadori i Turqisë në Sarajevë, Sadik Babur Girgin tha se Turqia, që nga fillim i epidemisë ka dërguar ndihma me materiale mjekësore në Bosnjë-Hercegovinë.

Duke rikujtuar se edhe javën e kaluar ishin dërguar një sasi me barna në këtë vend, ambasadori turk tha: Ne tregojmë se jemi miq dhe vëllezër me Bosnjë-Hercegovinën jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Ne tregojmë fqinjësinë tonë. Kjo mbështetje do të vazhdojë gjithmonë.”

Në këtë vend që ka porositur 1 milion e 232 doza vaksinash në kuadër të Programit Global të Vaksinave COVID-19 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), avaritë në sigurimin e vaksinave, janë bërë shkak për protesta antiqeveritare.

Kategoritë
LajmeRajoni