Ushtarë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq

KFOR-i ka njoftuar se ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje kanë kryer patrulla rutinore në Leposaviq në veri të Kosovës.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme dhe se po punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi