Pas rrëzimit, helikopteri u përfshi nga flaka, duke lënë të vdekur pilotin dhe bashkë-pilotin
Një helikopter i tipit “MI-2” është rrëzuar në rajonin Nikolayevsk të Ukrainës dhe si pasojë kanë vdekur dy persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shërbimi i Situatave Emergjente të Ukrainës njoftoi se helikopteri “MI-2” u rrëzua afër qytetit të Zayve.
Pas rrëzimit, helikopteri u përfshi nga flaka, duke lënë të vdekur pilotin dhe bashkë-pilotin.
Shkaqet e aksidentit në të cilin humbën jetën piloti dhe bashkë-piloti ende nuk dihen.
Në vijim janë duke u zhvilluar hetimet lidhur me aksidentin.