UEFA gjobiti Celticun për fyerje të mbretëreshës

Organi drejtues i futbollit evropian (UEFA) gjobiti Celticun e Skocisë për një pankartë të tifozëve kundër monarkisë britanike disa ditë pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II.

Në faqen zyrtare të UEFA-s thuhet se Celtic është gjobitur me 15 mijë euro dhe në banderolën e diskutueshme shkruhej “Je**sh kurorë”.

Disa nga skocezët janë intolerantë ndaj familjes mbretërore dhe çdo gjëje që vjen nga Londra, megjithëse shumica e skocezëve votuan për të mbetur në Britaninë e Madhe në referendumin e pavarësisë skoceze.

Armiqësia është veçanërisht e theksuar tek tifozët e Celtic, të cilët janë politikisht më të orientuar drejt Irlandës dhe vdekja e Mbretëreshës nuk i ka prekur ata, ndryshe nga rivalët më të mëdhenj Rangers.

Lidhur me këtë, grupi i tifozëve të Celtic “Green Brigade” (Brigada e Gjelbër) ka varur një pankartë në tribunat e stadiumit në Varshavë, në të cilën shkruhej: “Je**sh kurorë.”.
Gjithashtu, tifozët e Yllit të Kuq janë gjobitur për thirrje të pahijshme në ndeshjen kundër Monakos në Beograd dhe kanë marrë një gjobë prej 20 mijë eurosh.

Kategoritë
Sport