Turqia raporton mbi 7.500 raste të reja me COVID-19

Rreth 7.811 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në mbi 2,45 milionë

Turqia raportoi 7.590 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 660 pacientë simptomatikë, dhe 94 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve tani ka kaluar shifrën 2,56 milionë, kurse numri i të vdekurve ka arritur në 27.187, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 7.811 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në mbi 2,45 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 1.256, treguan shifrat e fundit.

Mbi 31,15 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 130.313 gjatë ditës së kaluar.

Më 14 janar, Turqia nisi një fushatë masive vaksinimi kundër COVID-19 duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Turqia ka zbatuar kufizim të lëvizjes për të frenuar përhapjen e virusit.

Kategoritë
BotaLajme