Turqia raporton 8.636 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga koronavirusi është rritur në 26.998, me 98 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit

Turqia gjatë 24 orëve të fundit raportoi 8.636 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 659 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2.54 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga koronavirusi është rritur në 26.998, me 98 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Po ashtu njoftohet se 8.109 pacientë të tjerë fituan betejën kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në mbi 2.43 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.310.

Autoritetet shëndetësore turke gjatë ditës së fundit kanë kryer 137.712 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në mbi 30.9 milionë numrin e përgjithshëm e testeve të kryera që nga shpërthimi i pandemisë.

Më 14 janar, Turqia nisi një fushatë masive të vaksinimit, me punonjësit shëndetësor të parët që u vaksinuan. Zyrtarët e lartë, përfshirë presidenti Recep Tayyip Erdoğan, po ashtu morën vaksinën ndër të parë për të inkurajuar besimin e publikut në vaksinën.

Kategoritë
BotaLajme