Turqia fiton medalje ari dhe argjendi në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që mbahet në Tiranë

Në ditën e katërt të organizimit, numri i medaljeve të peshëngritësve kombëtarë nga Turqia është 11, ku 4 ari, 6 argjendi dhe 1 bronzi.

Në ditën e katërt të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes që po mbahet në Tiranë, Turqia ka fituar një medalje ari dhe tre argjendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kategorinë 64 kg për femra, Nuray Güngör fitoi 1 medalje ari në 120 kg në shtytje dhe 2 argjendi, pasi fitoi edhe në dygarësh, ndërsa Berfin Altun 1 medalje argjendi në të njëjtën kategori, me 86 në shkëputje dhe me 120 kg në stilin e shtytjes.

Në ditën e katërt të kampionatit, numri i medaljeve të peshëngritësve kombëtarë nga Turqia është 11, ku 4 ari, 6 argjendi dhe 1 bronzi.

Kampionati Evropian të Peshëngritjes që mbahet në Tiranë në datat 28 maj-5 qershor, po mbahet në ambientet e Parkut Olimpik dhe në të marrin pjesë sportistë nga 39 vende, si nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Azerbajxhani, Bosnjë dhe Hercegovina, Serbia, Kroacia, Greqia, Ukraina, Belgjika, Bullgaria, Franca, Gjermania dhe shtete të tjera evropiane.

Ndërkohë Turqia përfaqësohet nga Muammer Şahin, Muhammet Akkaya, Kaan Kahriman, Yusuf Fehmi Genç, Onur Demirci, Şaziye Erdoğan, Cansu Bektaş, Berfin Altun Aysel Özkan, Dilara Uçan, Melike Günal, Aleyna Kaymaz dhe sportisë të tjerë.

Kategoritë
Sport